Dalin detaje të reja nga atentati mbrëmë në Vlorë ku mbeti i vrarë Laver Tozaj. Burimet bëjnë me dije se deri tani janë shoqeruar 15 persona, por autoret ende nuk jane identifukuar.
“Kemi disa dyshime per pistat por qe po punojme intesivisht per te bere dokumentimin ligjor. Pista kryesore e hetimit, vrasje për prishje të pazareve te droges”, thanë burimet për “Panorama”.
Ngjarja ndodhi dje ne Selenice. Në vendin ku u vra 47-vjeçari janë gjetur 7 gëzhoja plumbash pistolete. Burimet shtuan se Tozaj ka marrë 5 plumba në pjesën e kraharorit dhe 2 në kokë.
Rruga ku është vrarë Laver Tozaj nuk kishte ndriçim, duket si një detaj i mirëmenduar nga autorët për të fshehur gjurmët. Dyshohet se autori të jetë banor i zonës.