Tiranë/ Policia e Shtetit një sërë aksionesh ditën e sotme, 4 të arrestuar

Premte, 09 August 2019 13:03

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shtetasi turk U. S.19 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”. Ky shtetas ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga kontrolli i ushtruar në dalje të PKK Rinas, Policia Kufitare  i gjeti një pasaportë franceze e dyshuar si e falsifikuar.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit  në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë. Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij  për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike  ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale  “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, arrestuan në flagrancë shtetasin  B. B., 40 vjeç,  banues në Tiranë,  për veprën penale “Dhuna në familje”,  pasi ndaj tij ka bërë kallëzim i ati ,të cilin ka tentuar ta godasë me mjet prerës (thikë)  në banesë.

Gjithashtu nga Seksioni i Forcës  Operacionale  Speciale në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 u kap shtetasi në kërkim A. S.,31 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”,  pasi me datë 06.08.2019, ky shtetas së bashku me një shtetas tjetër dyshohet se gjatë një konflikti kanë dhunuar fizikisht dy shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...