EuroNews kronikë për TK: Beteja e artistëve, qeveria do të ndërtojë kulla në tokën publike

Hënë, 12 August 2019 15:52

Media prestigjiozë Euro News i ka kushtuar një artikull të veçantë çështjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri dhe debatit që është hapur për prishjen ose jot ë tij.

Në artikullin e mëposhtëm trajtohet debate i brendshëm në Shqipëri dhe trajta që tashmë ka marrë kjo çështje duke e konsideruar ndërkohë si diçka që e ka tejkaluar ‘konfliktin’ për një ndërtesë e që është shndërruar në një kauzë për demokracinë në vend duke e etiketuar si mosmarrëveshje të politizuar.

Artikulli i plotë i EuroNews:

Fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë mbetet në këmbë ndërsa protestuesit vazhdojnë ruajtjen e tij.

Ata janë duke luftuar një betejë me qeverinë që ka nisur një përpjekje për të rrëzuar ndërtesën e vitit 1939 dhe për të ndërtuar një të re, së bashku me blloqet e kullave të banimit që do të zotërohen nga investitorët privatë.

Mosmarrëveshja për projektin e rindërtimit është shumë e politizuar.

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Çipi është shumë i pakënaqur me procesin:

‘Nuk ka pasur konsultime publike, askush nuk dëshiron të dijë për atë që ndjejnë artistët dhe qytetarët. Dhe kështu kjo është bërë një luftë për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë në këtë vend dhe për t’i thënë ndal aleancës së bizneseve dhe politikanëve të korruptuar ‘.

Protestuesit filluan ruajtjen e teatrit vitin e kaluar dhe ka vazhduar për muaj me protestë. Por muajin e kaluar autoritetet erdhën për të filluar heqjen e materialeve të brendshme, duke shkaktuar edhe pëërplasje me policinë që kishte ardhur për të penguar artistët në mbrojtje të teatrit.

Aktorët vullnetarë janë duke dhënë tre shfaqje në javë këtu për të mbledhur fonde për fushatën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Protestuesit thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e ndërtesës fizike, por edhe për mbrojtjen e historisë së saj. Ky ishte vendi i parë ku u zhvilluan gjyqet komuniste, pasi Shqipëria u çlirua në vitin 1945.

Protestuesit gjithashtu thonë se toka publike shtesë që qeveria do do t’i japë kompanisë private të ndërtimit për të ndërtuar kulla banimi, shkelur të drejtat e njerëzve të Tiranës.

Taulanda Jupi, pedagoge në Universitetin e Tiranës është e bindur se po bëjnë gjënë e duhur:

‘Ne po i përgjigjemi dhunës së tyre me artin tonë dhe kjo është porosia më e rëndësishme që teatri mund t’i japë politikës.’

Autoritetet thonë se teatri është shumë i nxehtë në verë dhe shumë i ftohtë në dimër-dhe shumë nga komuniteti artistik në Shqipëri që marrin fonde nga qeveria kanë kërkuar një teatër të ri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha EuroNews se protesta është thjesht histeri dhe se i gjithë procesi është bërë si duhet përmes marrëveshjeve me BE:

Letrat janë hapur në të dy palët dhe përfundimisht perdja do të bjerë dhe fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë do të vendoset.

Modifikuar më Hënë, 12 August 2019 16:46

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...