Festë e zbehtë e Bajramit në Kashmirin e drejtuar nga India

Hënë, 12 August 2019 21:27

Forca të shtuara të sigurisë indiane kanë vazhduar të qëndrojnë në Kashmirin e drejtuar nga India gjatë shënimit të Festës islame të Bajramit, pas shqetësimeve për mbajtje të protestave, meqë këtij rajoni i është hequr statusi special që ka pasur.

Rrugët dhe dyqanet kanë qenë të zbrazëta më 12 gusht, si shkak i rrethimit që i është bërë këtij rajoni për të tetën ditë me radhë. Në qytetin Srinagar, ku janë mbyllur xhamitë më të mëdha, myslimanët janë lejuar të shkojnë vetëm në xhamitë lokale, në mënyrë që të shmangin mbledhjen e shumë njerëzve në rrugë.

Disa kufizime janë hequr gjatë fundjavës, mirëpo masat e sigurisë janë ashpërsuar sërish, pas mbajtjes së një proteste. Disa mijëra persona kanë protestuar më 9 gusht në Srinagar, derisa policia nuk ka intervenuar me gaz lotsjellës në drejtim të turmës.

Pjesa e Kashmirit të banuar me shumicë myslimane, që drejtohet nga India, është duke u përballur me këtë situatë, prej kur Nju Delhi ka anuluar një artikull në kushtetutë, që i garantonte këtij rajoni autonomi më të madhe sesa vendet tjera në Indi. Linjat telefonike dhe interneti janë ndërprerë, ndërsa dhjetëra mijëra trupa ushtarake janë pozicionuar në këtë rajon.

Ky vendim i Indisë ka zemëruar Pakistanin, që ka konsideruar se ky vendim shkel ligjin ndërkombëtar. Kashmiri është i ndarë në mes të Pakistanit dhe Indisë.

Për këtë rajon kanë pretendime këto dy shtete me fuqi bërthamore, të cilat kanë luftuar dy herë për këtë rajon, prej ndarjes që i është bërë më 1947.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...