Kufoma e gjetur në Durrës, ekspertët në vështirësi për identifikimin

Hënë, 19 August 2019 15:50

Vijon të jetë ende i paidetifikuar kufoma e gjetur një ditë më parë në Durrës , ku rrjeta e një anije peshkimi kapi trupin e pa jetë të një mashkulli.

Një ditë pas kësaj ngjarje, mësohet se ekspertët e e qytetit bregdetar në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë të gjitha veprimet sipas procedurës ligjore për të bërë të mundur identifikimin.

Dyshimet e para u ishin për një vrasje, por burime nga grupi e eskpertëve kanë pohuar për RTV Ora se nga kqyrja e deritanishme nuk janë vënë re shenja plage me armë zjarri. Ndërkohë vijojnë ekzaminimet për të zbuluar shenja të veçanta sikurse janë dhëmbët apo shenja të tjera identifikuese.

Gjithashtu dyshimet janë që viktima mund të jetë edhe shtetas i huaj që mund të jetë hedhur në det nga ndonjë anije.

Trupi i pa jetë u zbulua të dielën, 18 gusht 2019, rreth 4 milje larg Durrësit, ku peshkarexha "Emiljano" dha sinjal në policinë kufitare të Durrësit pas evidentimit të kufomës.

Viktima ishte e dekompozuar nga qëndrimi në ujë, ndërsa rrobat ishin të kalbura plotësisht.

Mësohet se kufoma do të dërgohet në morgun e Tiranës ku do të jetë në dispozicion të laboratorit shkencor për tu kryer analiza e ADN-së.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore dyshohet se kufoma duhet të ketë më shumë se dy muaj në det.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...