Vendimi i gjykatës/ Ja sa paga fitoi Marjana Kondi pas shkarkimit të paligjshëm nga “Rilindja”

Hënë, 19 August 2019 18:12

Marjana Kondi i kujtoi shkarkimin e paligjshëm nga puna kryeministrit Edi Rama, duke e nxjerrë blof në tentativën e tij për ta konsideruar si pjesë e “aleancës virtuale” të artistëve që mbështetin shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kryeministri publikoi një fundjavë pjesë nga një qëndrim publik i aktores Kondi, e cila kritikon kushtet e vështira të sallës së Teatrit. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i aktores. Marjana Kondi i kujton Edi Ramës se ai ka përdorur qëndrimin gjysmak të saj dhe se ajo nuk është shprehur asnjëherë për prishjen e godinës së selisë kryesore të artit shqiptar.

Po në këtë reagim të fundjavës, Marjana Kondi i rikujton Edi Ramës se përfaqësuesja e Rilindjes së tij, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e shkarkoi nga detyra në mënyrë të padrejtë.

Aktorja Kondi është larguar nga detyra në vitin 2014, me një vendim të ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar të asaj kohe.

Marjana Kondi e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim dhe e ka ankimuar në gjykatë. Dy nivelet e gjykatës Administrative, si ajo e shkallës së parë, edhe e Apelit, e kanë konsideruar të drejtë pretendimin e aktores së njohur të humorit.

Gjykata e Apelit Administrativ, me një vendim të formës së prerë, të dhënë në Prill 2015, ka konstatuar se Marjana Kondi është shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga detyra. Gjithashtu, gjykata ka konstatuar se drejtuesit administrativ të Teatrit Kombëtar nuk kanë respektuar përcaktimet e Kodit të Punës, për njoftimin paraprak të punonjëses (Marjana Kondi) për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Pas këtyre konstatimeve, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur se Teatri Komëbëtar duhet të dëmshpërbejë Marjana Kondin me një total prej 18 paga mujore.

Sipas dispozitivit të vendimit të gjykatës, aktorja Marjana Kondi përfiton, sipas zërave; 12 paga mujore si dëmshpërblim për shkak të zgjidhjes së menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës.

Po ashtu, Teatri Kombëtar detyrohet të dëmshpërblejë paditësen Marjana Kondi me 3 (tre) paga mujore për shkak të mosrespektimit të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës.

Shkarkimi i paligjshëm nga detyra aktores Marjana Kondi u bë shkak edhe për një debat publik mes saj dhe Mirela Kumbaros, në kohën që kjo e fundit ishte ende në detyrën e ministres.

Në Qershor 2018, kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës përballet me aktoren Marjana Kondi dhe i drejtohet me emër të gabuar: “ Si je Marjeta?”.

Ky “lapsus” ka acaruar aktoren, e cila i është përgjigjur ministres Mirela Kumbaro: “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”

Më pas, aktorja, e revoltuar, ka vijuar: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”, duke iu referuar pikërisht shkarkimit të padrejtë nga detyra në Teatrin Kombëtar.

Modifikuar më Hënë, 19 August 2019 18:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...