Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mesditë një pulari, në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Raportohet se flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht pularinë.
Gazetarja Dorjana Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” video, që tregon ambientin e shkrumbuar nga zjarri, në të cilën siç duket nga pamjet, nuk ka mbetur asgjë.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia sqaron se pularia ishte në pronësi të shtetasit D. T., ndërsa nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.