“Partia e Rilindjes nuk është Partia e socialistëve të ndershëm, por e njerëzve kontigjent të krimit dhe Krimineleve”, kjo është një pjesë nga deklarata e Partisë Republikane Shqiptare bërë publike gjatë ditës së sotme.
“Rama nuk u ofron shqiptarëve standarte Europiane por standarte kriminale dhe korrupsioni”, thuhet në qëndrimin e republikanëve shqiptarë.
Ja deklarata e plotë e Partisë Republikane:
Edi Rama jo vetëm shkatërroj shtetin dhe kushtetutëen, shkatërroj procesin zgjedhor, por tregon cdo ditë e më tepër se Partia e Rilindjes nuk është Partia e socialistëve të ndershëm, por e njerëzve kontigjent të krimit dhe Krimineleve.
Rama nuk u ofron shqiptarëve standarte Europiane por standarte kriminale dhe korrupsioni.
Rama dhe të besuarit e tij kanë qenë në dijeni te plotë që kandiatati i Vorës Agis Kajmaku ka çeshtje penale në Greqi.
Heshtja e tij mbasi opozita ka bërë publike fakte dhe të dhëna zyrtare nga Greqia është po kaq kriminale, për më tepër perpjekjet që po bëhen për të mashtruar publikun.
Edi Rama dhunoj kushtetutën në 30 Qershor, përdhunoj KQZ duke e kthyer në vegël politike, shkatërroj paanesine e çdo institucioni të administrimit të zgjedhjeve dhe zevendësoj njerëzit politik të PS me përfaqësues të krimit.
Këto vite të qeverisjes së Ramës kanë provuar shkatërrimin e shtetit dhe shoqërisë, në mënyrë të qëllimshme ai ka bërë çdo gjë të mundëshme për zëvendësimin e shtetit me antishtetin, të ligjit me krimin, të drejtës me të padrejtën, të moralshmen me të pamoralshmen.
E ka futur Shqiperinë në proces vetshkaterrimi në mënyrë të qëllimshme, sjellja dhe shteti i tij janë shëmbëlltyra komunisto-naziste.