Shmanget tragjedia në Tiranë, zona e Freskut mund të ishte hedhur në erë, ja arsyeja

Hënë, 26 August 2019 17:20

Shefi i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka thënë se ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë ka patur incident në një pikë karburanti ku një makinë e cila funksiononte me gaz të lëngshëm ka patur rrjedhje. Sipas Goxhajt, në këtë rast është shmangur një tragjedi e mundshme e shpërthimit të zjarrit. Kanë qenë punonjësit e karburantit dhe njerëzit përreth që kanë njoftuar shoferin e makinës dhe më pas punonjësit e zjarrfikësit ku këta të fundit kanë shkuar me urgjencë dhe kanë shpërndarë gazin me ujë.

Goxhaj tregon për Report Tv se në këtë rast janë njoftuar, policia dhe specialistë të ISSHT të cilët bënë të mundur rrethimin e zonës dhe më pas izolimin e bombolës së montuar në makinë. Në këtë mënyrë sot në kryeqytet u shmang një tragjedi që mund të kishte përfunduar edhe me viktima.

“Kompetenca jonë është mbrojtja e jetës dhe e pronës së qytetarëve. Nuk kemi kufizim kompetencash. Sot tek zona e Freskut është i njëjti rast. Si në rastin e Lezhës. Në momentin që një mjet furnizohej me gaz është parë rrjedhje gazi. Rrugës tek Thesari. Kemi një stacion atje i kinostudios. Kemi punonjës me shumë eksperiencë. Ata rrjedhjen e gazit e mbuluan me ujë dhe u përballua për më shumë se dy orë. ISSHT e lajmëruam ishin polica e shtetit dhe kufizuan zonën. Specialistët izoluan bombolën. Ngjarja erdhi nga rrjedhja e gazit. Edhe ne Lezhë nga kjo ka ardhur. Nëse s’ka oksigjen apo hapësirë nuk kemi zjarr. Kemi info se do të ketë qenë shkëndija e gjeneratorit në Lezhë.” ka thënë Goxhaj.

Dy ditë më parë një skenë e ngjashme ndodhi në Lezhë, po fatkeqësisht aty gazi mori flakë dhe pati një shpërthim si pasojë e shkëndisë që u bë në momentin që u ndez gjeneratori. Nga ky shpërthim u plagosen 7 persona, mes tyre 2 të mitur.

Ndërkohë për sa i përket situatës me zjarret në Tiranë , Goxhaj ka thënë se nuk ka rrezikshmëri të lartë pasi zona është e aksesueshme nga zjarrfikësit. Zona më problematike për Tiranën, është mali i Dajtit për shkak të terrenit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...