Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon kryebashkiakun e Vorës, të përzgjedhur nga Edi Rama, në votimet e 30 qershorit, Agim Kajmakun, se ka probleme me drejtësinë greke. Madje PD ka publikuar sot dokumente, sipas të cilave Kajmaku, me emrin Jorgo Toto, është ndaluar nga policia greke, dhe më pas prokuroria kërkoi arrest me burg, për veprën penale të fallsifikimit të kartmonedhave.
Kajmaku nga ana e tij ka përgënjeshtruar akuzat duke deklaruar se nuk është marrë me trafiqe apo krime.
Ai ka pranuar se ka qenë emigrant në Greqi, sikundër ka sqaruar se ka lëvizur për shkak të biznesit të tij, në vendet e Bashkimit Europian, pa pasur probleme.
Por si e ka trajtuar media greke ndalimin e 3 shqiptarëve në 14 janar 2003, njëri prej të cilëve ka qenë edhe Jorgo Toto.
Referuar shkrimit, që duket se pasqyron thjesht komunikatën e policisë, Jorgo Toto në atë kohë 32 vjeç, sot është 48 vjeç.