Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur sot nga burgu në Tiruns bashkë me dy të burgosur të tjerë me kombësi të huaj, njeri egjiptian dhe tjetri maroken. Lajmi bëhet i ditur nga Kathimerini. Nuk dihet ora e saktë dhe rrethanat sesi janë arratisur, por Policia greke ka nisur një operacion gjurmimi dhe arrestimi.
Ky është rasti i dytë i arratisjes së të burgosurve brenda pas javësh, sepse në fillim të korrikut pati një arratisje tjetër dhe bëhet fjalë për Janis Mihailidis, anëtar i organizatës ekstremiste greke “Konspiracioni i Bërthamës së Zjarrit”. Mihailidis ishte i përfshirë në grabitje bankash dhe konflik me armë zjarri.