Nuri Belba, kryebashkiaku monopartiak i Përrenjasit, i cili mori detyrën e re duke shqyer dyert e institucionit, është duke pushuar në plazhet greke, nga ku dhe vjen një foto shumë interesante.
Ai është fotografuar duke ecur në bregdet i veshur në një mënyrë që të le me gojëhapur.
Mediat greke, këtë herë nëpërmjet gazetarit të njohur Stelios Moisidhis, kanë publikuar një lajm tjetër në lidhje me një drejtues lokal të emëruar nga Rilindja, të cilit nuk i përmendin emrin por këtë herë e iluatrojnë me foto prezencën e tij në territorin grek.
Sipaj tij, rilindasi në foto është akomoduar në një strukturë modeste me 4* me mëngjes të përfshirë ku nata kushton rreth 138€ nata, prenotuar deri në daten 31 gusht.
Gazetari Moisidhis nuk ka ndalur vetëm në publikimin e lajmit por ka vijuar edhe me komente në lidhje me veshjen dhe sharmin e treguar nga drejtuesi rilindas në plazhet greke.
Fotoja e mëposhtme nuk ka nevojë për shumë komente...