Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë ku një ambulancë është përplasur me 2 makina të tjera e për pasojë janë plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në aksident janë përfshirë një autoambulancë që vinte nga Peshkopia dhe dy autovetura, një mjet tip ‘Volksvagen’ me targë AA748IU dhe një mjet tjetër me targë AA200AP.
Dy prej të plagosurve janë shtetasit Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Fushë-Krujës. por më pas janë dërguar drejt Traumës në Tiranë pasi gjendja e tyre ishte mjaft e rëndë.
Mësohet paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë njëra nga autoveturat, përkatësisht ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e ‘Volkswageni’ dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.
Policia ka mbërritur pas momentit të aksidentit në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.