Lini—mrekullia natyrore e mbrojtur nga UNESCO, e braktisur mes plehrave nga qeveria

E Enjte, 29 August 2019 13:05

Më shumë se 150 shtëpi të fshatit turistik të Linit lihen me dhjetëra ditë pa shërbim.

Në mes të sezonit turistik, fshati që tashmë është në UNESCO, vuan për pastrimin e plehrave.

Në të shkuarën plehrat largoheshin të paktën një herë në javë, por në muajin gusht punonjësit e Bashkisë Pogradec kanë vonuar me 10 deri në 15 ditë.

Exit/Plehrat e pa-larguara në rrugicat e fshatit Lin, Pogradec, gusht 2019.

Banorët, por edhe turistët janë shqetësuar nga fakti se qeset e mbeturinave qëndrojnë rrugicave të fshatit, apo anës shtëpive me ditë të tëra.

Pamja aspak e hijshme fillon që në hyrje të fshatit. Ajo ndeshet në rrugicat e saj dhe në shtigjet e promovuara për ecje në fushën e Stalecit drejt kampit Erlin apo dhe mbi kodër.

Në fillim të korrikut Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) zgjeroi territorin e mbrojtur të liqenit të Ohrit në Mqedoninë e Veriut duke përfshirë edhe gadishullin e Linit nga Shqipëria.

Për vlerat natyrore dhe kulturore të saj, ana verio-maqedone e liqenit – Liqeni i Ohrit – është përfshirë që në vitin 1979 në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ndërsa për Liqenin e Pogradecit, problematika e ndotjes dhe zhvillimit të paplanifikuar urban kanë ndikuar që të mos merret parasysh me të njëjtin vlerësim.

Exit/Pamje nga liqeni i fshatit Lin, Pogradec, gusht 2019.

Sidoqoftë Lini, ka bërë dallim për faktin se ka vlera të rralla kulturore. Në gadishull gjenden themelet dhe mozaikët e një bazilike paleokristiane të shekullit të VI-të. Gjithashtu në brigjet e liqenit aty ka dëshmi të banesave të hershme parahistorike.

Për këto arsye Lini u fut në UNESCO si pjesë e Liqenit të Ohrit. Por megjithëse ka marrë këtë vlerësim, Bashkia e Pogradecit nuk ka reflektuar një kujdes më të madh për këtë zonë.

Një muaj më parë Kryeministri Rama përuroi një bujtinë në Lin duke reklamuar më tej projektin e 100 fshatrave dhe sidomos kryetarin e ri të Bashkisë, Ilir Xhakollin, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i vetëm për Pogradecit.

Kryeminstri tha:

Ne do bëjmë disa ndërhyrje për ta kthyer këtë fshat në një model të suksesshëm transformimi në këto vite që nis mandati i ri me kryetarin e ri të bashkisë. Unë besoj që këtu kemi një aleat shumë të madh që është natyra e mrekullueshme dhe trashëgimia e pasur dhe na duhet të bashkojmë forcat. Nga një drejtim ju për të bërë më shumë bujtina dhe nga ana tjetër ne me mbështetjen financiare.

Ndryshimi i premtuar nga Kryeministri mund të fillonte që me administrimin e shërbimit të mbledhjes së plehrave, por në një muaj nuk ka ndryshuar asgjë, përkundrazi.

Exit/Plehrat e pa-larguara në rrugicat e fshatit Lin, Pogradec, gusht 2019.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...