Berisha publikon mesazhin e emigrantit: 33 cent më lirë nafta në Gjermani se në Shqipëri!

Premte, 30 August 2019 11:08

Një emigrant shqiptar në Gjermani, është acaruar nga padrejtësitë, abuzimet dhe zhvatjet që vazhdojnë t’i bëhen nga shteti, shqiptarëve, familjes, të afërmve që jetojnë këtu. Ai i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin ka shprehur indinjatën e tij duke u nisur nga një shembull i vetëm: çmimi i naftës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e tij me këtë shënim: “33 cent më lirë nafta në Gjermani se në Shqipëri. 8 herë më e lartë rroga minimale në Gjermani se sa në Shqipëri! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!”

Përshëndetje zoti Berisha!

Jam F.G. nga Kukësi. Duke u kthyer nga puna në shtëpi, u futa në një karburant për ta mbushur makinën me Diesel.

Siç po shikon zoti Berisha, Diesel në Gjermani është 1.17 euro. Në Shqipëri zoti Berisha, përafërsisht shkon në 1.50 euro.

Domethënë zoti Berisha, 33 cent më lirë Diesel në Gjermani, kur rroga minimale këtu është 1500 euro në muaj.

Në Shqipëri, punë pothuajse nuk ka fare dhe nafta kushton 33 cent më shtrenjtë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...