1 shtator 1928, Koha e Mbreterise, kur u hodhen themelet e shtetit modern shqiptar

Diel, 01 September 2019 09:22

Nga Shpetim Axhami

Kryetar i PLL

Kur kohe e kerkon, historia duhet te perseritet.

1 shtator 1928 - 1 shtator 2019
Si sot, para 91 vitesh, Asambleja Kushtetuese Kombetare, me ndryshime statutore te ligjshme, vendosi ne Shqiperi formen e regjimit, Mbreteri Parlamentare Demokratike te Trashigueshme dhe Mbret te saj Ahmet bej Zogun.
Nalt Madheria e Tij- Zog I Mbret i Shqiptareve.

Vendosje e kesaj forme regjimi, nuk ishte imponim, rastesi opo deshire e dikujt, por ishte domesdoshmeri absolute e parapercaktuar qe me Shpalljen e Pavaresise dhe qe ne Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit te shtetit e kishte lozur Keshilli i Larte i Regjences.
Ne keto momente politike te trazuara, ne nje shtet te ri, ku nuk po gjendej si duhet as stabilitet i brendshem dhe as i jashtem, ishte domesdoshmeri dhe e padiskutueshme te vendosej kjo forme e regjimit, si thame me siper e parapercaktuar me pare.

Per vete origjinen e Tij, nga dera e madhe, fisnike, patriotike,prirese prej Zogolleve te Matit (me kontribute shekullor te gjithanshme) dhe per vete vlerat qe kishte shfaqur pergjate gjithe jetes se Tij, si ne shpalljen e pavaresise, Kongresin e Lushnjes, si burre shteti, si minister i brendshem, si kryeminister dhe si president Ahmet Zogu ishte figura qe padiskutime e meritonte , te behej Mbret i shqiptareve, dhe keto ishin arsye pse ai u pranuar ne menyre unanime nga te gjithe.

Pergjate 11 viteve te mbreterise, u hodhen themelet e shtetit modern Shqiptare, ku me se miri funksionoj rendi kushtetues, lidhja me perendimin dhe çdo hallke tjeter e shtetit, duke bere te mundur qe Shqiperia te njihej nderkombtarisht si nje shtet tashme me gjithe strukturat perkatese te tij.

Shpallja e Mbreterise u njoh dhe u mirprit nga te gjithe fuqite e medhe boterore.

Nen moton “Atdheu mbi te gjitha”
Rendi, arsimi, shendetesia, administrate profesionale, te drejtat e njeriut, diplomacia, e drejta e prones dhe e besimit fetar, forcimi i parase, levizje e lire e qytetareve, sistemi i drejtesise etj, ishin ne themel dhe gjeten zbatim ne filozofine Zogiste gjate kesaj periudhe.

Lufta e II Boterore solli, padrejtesisht dhe fatkeqesisht, regjimin me te eger diktatorial komunist ne Shqiperi dhe ndryshimin jo ligjor te formes regjimit.

Krahasimin midis ketyre dy sistemeve e ka bere me se miri koha ne vazhdimesi.

Per rreth 50 vjet, shpifje nga me te ndryshmet te cilave dita - dites po ju del boja, nje izolim total, humben te drejtat e individit, morali njerezor u zevendesua me ate komunist, humbi e drejta e prones dhe e besimit fetar, pushkatime, burgime dhe internime, ekonomi e centralizuar ku mbizoteronte pangopshmeria, u shit çeshtja kombetare ne lidhje me Kosoven dhe Çamerine, u tjetersua morali njerezor fisnik shqiptare dhe mbi gjithçka qendronte partia.etj

Per rreth 30 vjet pas ‘90, turbulenca politike dhe kriza te njepasnjeshme pa nje stabiltet me themele te shendosha domokracie,me pluralizem fallco dhe te cunguar, me nje ekonomi nga me te dobtat ne rajon ,shtet ku kryetari i shtetit nuk dihet kur ka te drejte dhe kur jo dhe se fundmi me nje rrezik serioz te vendosjes se nje regjimi totalitar dhe nje diktature te kamufluar si kjo e sotmja.

Keto faktor dhe shume te tjere i kane lene shqiptaret pa shprese duke i detyruar ato qe te zbrazin pa deshire vendin e tyre.

Per vete situatat qe ka kaluar shqiptarizma, per kete periudhe pothuajse nje shekulliore, jemi te bindur, se vetem kthimi i formes se regjimit mbreteror do te bentr te mundur bashkimin kombetar dhe do te sillte stabilitet te gjthanshem per vendin tone ne mes te Europes.

Prandaj duke qene te hapur per tu bashkuar, ne kete dite te shenuar.

Ne kete pervjetor te Mbreterise Shqiptare, tashme ne nje kohe moderne, por te trazuat tek ne, me nje krize totale institucionale, ku me teper se kurre kerkohet kontribut vlerash, pasi te gjithe neser do ndiheshim fajtor, ju bejme thirrje, duke kerkuar mbeshtetje te hapur :
Te gjithe vlerave qytetare, intelektuale aktuale, qe kerkojne ndryshimin e domosdoshem te realitetit te sotem.
Te gjithe trashigimtaret te atyre, qe per rreth nje shekulli kontribuan dhe sakrifikuan, duke i qendruan fanatik dhe besues te filozofise dhe Mbreterise Zogiste.
Te gjithe atyre, qe pas viteve ‘90, nuk u joshen per pushtet dhe perfitime personale, por perseri qendruan me bindje, perkrahes dhe besues, te kauzes tone dhe te Mbreterise Shqiptare .

Ju bejme thirrje qe te bashkoheni rreth vlerave te filozofise Zogiste nepermjet programit te PLL, per te mundesuar nje impuls te ri, mbi baze vlerash dhe idesh zhvillimi sipas kerkesave te kohes, gjithmone duke u mbeshtetur mbi ate qe Mbreti Zog I e vinte ne plan te pare, Atdheu mbi te gjitha.

 

Modifikuar më Diel, 01 September 2019 09:27
Login to post comments