Ngjarja e rëndë në Fiër, arrestohet i treti i shpallur në kërkim

Diel, 01 September 2019 09:48

Policia e Fierit ka vënë në pranga personin e shpallur në kërkim, i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin mes dy familjeve në Levan.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit të arrestuar, ndërsa mbrëmjen e djeshme, u shoqëruan në komisariat dy persona, shtetasit E.Braçe. e D.Braçe.

 

Policia ka sqarur se gjithsej në këtë sherr u plagosën 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri. 

 

Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapa janë plagosur me sende të forta dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa u plagos në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku njëri prej autorëve i ka marrë armën nga brezi një efektivi të patrullës dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Image

 

Login to post comments