Adi Krasta merr një ofertë të hapur nga pronari i medias së njohur (FOTO)

Diel, 01 September 2019 18:14

Drejtuesi i Gazetës Express dhe T7, Berat Buzhala, i ka bërë ofertë publike moderatorit shqiptar Adi Krasta të vijë në Kosovë dhe të realizojë emisionin e tij pasi ka mbetur pa punë në Shqipëri.

Oferta e Buzhalës vjen pasi Edi Rama ka vendosur t’i mbyllë edhe disa emisione që ishin kritikuese e pushtetit në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Buzhalës:

Se ne cfare drejtimi po shkon Shqiperia, se ne cfare derexhe ka ra ky shtet, vetem hidhjani nje sy fushates se spastrimit te mediave nga elementet e padeshiruar per regjimin.

Viktima e fundit e bashkepunimit pushtet -oligarki eshte Adi Krasta. Ate Edi Rama vendosi ta le pa pune, duke e dergu ne vendin e tij nje poltron te ketij profesioni, te komprometuar ne cdo sfere te tij.

Toleranca e pushtetit ndaj mediave eshte barometri me i mire per matjen e demokracise ne nje shtet. Ne Shqiperi tashme nuk ka televizione te pavarura. Ka tek tuk ndonje emision debatues, ku deri ne njefar mase lejohen te thuhen disa probleme te pushtetit, por nuk ka televizione qe guxojne t’i dalin qeverise perpara e te mos ndeshkohen.

Krasta eshte fantastik. E kam adhuruar qysh kur kam qene i ri, ne te 20’tat e mia. Lucid, i mprehte, me kulture te gjere, me referenca te forta anglosaksone si pak kush ne Shqiperi, me ironi dhe cinizem mbreselenes, i artikuluar si asnje prej nesh. Mirepo Edi Rames nuk i pelqen. Nese nuk i pelqen Edit, nuk ka se si t’i pelqej as oligarkut injorant, i cili tash ne kusuritje e siper me Ramen e zhvate ndonje tender.

T7 nuk eshte nje televizion qe i ka miliona euro te hyra. Mirepo une jam i gatshem, me kenaqesine me te madhe t’i ofroje Krastes bashkepunim, pa friken qe dikush nje dite do te na ndaje .

Adi, hajde ne Kosove. Edhe ashtu ketu qytetaret te dojne shume .

Kompania ku une punoj nuk ka pronar, ne menyren qysh shqiptaret e kuptojne pronarin. Ketu ka shoke dhe shoqe.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...