Tregtarët e Korçës janë ngritur në një protestë këtë mëngjes dhe kanë bllokuar Unazën e qytetit. Për pasojë, një radhë e madhe makinash është krijuar prej trafikut të bllokuar.
Arsyeja e kësaj proteste të tregtarëve të pakicës është se ata nuk lejohet të shesin në tregun me shumicë, ku shisnin prej 20 vjetësh. Atyre iu është bllokuar hyrja nga bashkia, pas ankesave nga tregtarët me shumicë se ata që sot protestojnë, i konkuronin në mënyrë të pandershme
Tregtarët me pakicë, kryesisht fermerë, jo vetëm kanë bllokuar rrugën, por të gjitha prodhimet i tyre i kanë derdhur në mes të rrugës.