Studentët e Shqipërisë janë në kaos pasi prej më shumë se një orë e kanë të pamundur të hyjnë në portalin “ualbania.arsimi.gov.al” dhe kjo gjë i pengon ata për regjistrimin e tyre në universitete ndërsa afati për tu rregjistruar është vetëm 48 orë.
Fillimisht duhet që studentët të regjistrohen në lëndën që kanë përzgjedhur. Nëse kjo nuk kryhet, atëherë i jepet studentit tjetër në renditje.
Ky bllokim ka krijuar kaos dhe konfuzion te studentët.