Një aksident automobilistik është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Automjeti me targa të Gostivarit ka thyer bordurën e rrugës dhe ka përfunduar mbi çatinë e një shtëpie. Raportohet se ka të lënduar.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë lagështira për shkak të reshjeve të dendura të shiut.