Emrat e prokurorëve të SPAK

Hënë, 02 September 2019 21:23

Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashikon se SPAK do ketë një volum të madh pune për të hetuar korrupsionin, ndaj edhe vazhdon të jetë në mëdyshje se sa duhet të jetë numri minimal i prokurorëve të posaçëm në mënyrë që të jetë funksional. Ndonëse nga lista prej 15 prokurorësh të cilët morën pikët maksimale si më të mirët që do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, 10 prej tyre e kanë kaluar vetting-un, KLP gjendet në dilemë.

Në kohën kur pesë kandidatë të tjerë presin njoftimin për të dalë para vetting-ut, në këtë pikë vendimi më i rëndësishëm përpos atij të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit i takon KLP. Sidoqoftë Gent Ibrahimi  shpreson që edhe pesë kandidatët e tjerë që janë Anton Martini, Elisabeta Ymeraj, Doloresa Musabelliu, Ndini tavani dhe Anita Jella të konfirmohen në detyrë në mënyrë që Spak të jetë i plotë.

Por nga ana tjetër dy kandidatë për në SPAK, Besnik Muçi dhe Manjola Kajana janë apeluar, çka do të thotë se edhe kjo rrethanë e vendos KLP në vështirësi përsa kohë ligji kërkon ngritjen e SPAK me jo më pak se dhjetë prokurorë. Nga ana tjetër burimet thanë për Top Channel se brenda shtatorit do përfundojnë seancat edhe për pesë kandidatët e tjerë, ndërsa të martën del në shkallën e  dytë të vetting-ut Besnik Muçi, i cili nëse konfirmohet duhet të zgjedhe mes SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese./tch/

1.Altin Dumani

2.Anton Martini

3.Elisabeta Imeraj

4.Arben Kraja

5.Manjola Kajana

6.Enkelejda Millona

7.Doroleza Musabelliu

8.Klodian Braho

9.Ened Nakuçi

10.Edvin Kondili

11.Besnik Muçi

12.Ndini Tavani

13.Behar Dibra

14.Elida Kaçini

15.Anita Jella

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...