“Të mbyllim plagët sociale”, Meta: Mjerimi, varfëria dhe vuajtjet janë kërcënim për paqen

E Enjte, 05 September 2019 16:32

Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e seancës së dhurimit të gjakut, të organizuar sot nga të rinjtë e “Fundjavë Ndryshe”. Meta ka falënderuar këtë fondacion bamirës, që sipas Kreut të Shtetit, jep kontribut të madh për të lehtësuar sado pak dhimbjen e mijëra qytetarëve.

Duke kujtuar edhe njëherë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta shkruan në “Facebook” se nuk duhet harruar mjerimi, varfëria dhe vuajtjet e njerëzve, që sipas tij, janë shpesh një kërcënim për paqen.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë dhe Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, të lidhura fort me njëra-tjetrën në mesazhin njerëzor e të rëndësishëm që përcjellin, humanizmit e solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë, më bashkuan me dhjetra të rinj e të reja të “Fundjavë Ndryshe” që me vullnetarizëm organizuan sot një seancë dhurimi gjaku.

Duke e falenderuar këtë Fondacion bamirës, edhe për kontributin e madh të dhënë për lehtësimin sado pak të dhimbjes dhe varfërisë së mijra qytetarëve, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për kauzën humane të dhurimit të gjakut nuk do të ndalet deri në përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.

Sikurse ka qenë edhe motivacioni në dhënien e Çmimit Nobel për Shën Nënë Terezën, nuk duhet të harrojmë se mjerimi, varfëria dhe vuajtjet janë shpesh një kërcënim për paqen. Vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, për të mbyllur këto plagë sociale, ne jo vetëm do dhurojmë shumë dashuri e shpresë, por njëkohësisht do forcojmë paqen dhe begatinë në komunitetet, familjet dhe në Shqipërinë tonë.🇦🇱

metaa.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...