PDIU: ‘Raporti i OSBE, tërmet i fortë që shkatërroi çdo institucion’

E Enjte, 05 September 2019 19:12

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit, duke i cilësuar si një tërmet të fortë, që shkatërroi çdo institucion.

Duke renditur disa nga problematikat që përmendeshin në raport, PDIU deklaron se  “Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerrë kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend”.

Deklaratë për media e PDIU:

 

PDIU vlerëson se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it i dha fund përpjekjes disamujore për të konsideruar normalitet, aktin më të paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci, votimeve moniste të 30 qershorit. Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet.

Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Raporti vuri në dukje se:

-Ishin votime pa garë dhe qytetarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes.

-Mos publikimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin, në Fletoren Zyrtare, ishte i paligjshëm.

-KQZ cënoi sigurinë juridike duke krijuar precedent të rrezikshëm për qytetarët.

-Gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të vettingut.

-Mospranimi i komisionerëve të opozitës, tregoi se KQZ ishte e ndikuar politikisht.

-Komisionerët e emëruar nga KQZ që duhet të ishin ekspertë, në faktin ishin përfaqësues të PS-së.

-Administrata publike u vendos në presion dhe kërcënim për të votuar në 30 qershor.

-Punonjësit dhe qytetarët u ndjenë të kërcënuar se nëse nuk do votonin, do ndëshkoheshin, deri në shkarkim apo heqjen e ndihmës sociale.

-Administrata u detyrua që të merrte pjesë në takimet politike, gjatë dhe pas orarit të punës.

-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike.

-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime të njëjta, që janë provë e votimit nga të tjerë.

-Se vota u ndikua dhe kontrollua

-Se prokuroria nuk ndërmori hetime duke ndihmuar në perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimit elektoral edhe për zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë ëmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend. PDIU do vazhdojë të përkrahë ëdo aksion që do të ërrenjosë krimin dhe autoritarizmin në vend. PDIU përsërit se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...