Banorët e Unazës vazhdojnë qëndresën e tyre kundër babëzisë së qeverisë Rama dhe Bashkisë së Erion Veliajt me projektin e përfitimit të miliona eurove në kurriz të rreth 400 familjeve. Protesta e tyre kundër projektit 40 milionë euro për 2 kilometër rrugë vazhdon prej më shumë se 10 muaj pa pushim. Ata kërkojnë nga Rama dhe Veliaj të largohen nga shtëpitë e tyre pasi të parët që do ta pësojnë do të jenë vetë dy hajdutët, siç i quajnë kryebashkiakun dhe kryeministrin.
“Ta harrojnë që ne do t’i lirojmë shtëpitë tona. Ne ato i kemi bërë me shumë djersë. Qeveri hajdute. Populli është më i pakënaqur se kurrë nga kjo qeverisje. Këto që po bëjnë rilindësit nuk i ka bërë asnjë qeveri”, tha një nga banorët.
“Qeveria kërkon të ndërtojë kulla, me qëllim pastrimin e parave të krimit mbi gjakun dhe djersën e familjeve tona”tha një tjetër banor.