DASHI
Sido që të jetë situata juaj, sot do të merrni vëmendjen e një personi që ju pëlqen, ndoshta dikujt me të cilin jeni në një lidhje dashurie. Kjo do ju kënaqë, por kini kujdes që të mos merrni asnjë veprim pa u menduar. Njiheni këtë person para se të vendosni që të lidheni ose ta coni romancën në një faze tjetër, ndoshta ta bëni serioze. Jo gjithcka është ashtu sic duket.
DEMI
Situatat e bezdisshme mund t’ju stresojnë. Mund t’ju lindë një dëshirë për tu zhdukur në një vend dhe të qëndroni me partnerin/partneren. Kini kujdes që të mos e shfaqni stresin duke e tepruar me ushqimin apo pijen. Kjo vetëm do e përkeqësojë situatën. Fokusohuni në detyrat tuaja dhe përfundojini me sukses. Qetësohuni duke bërë një shëtitje të gjatë ose duke parë një film.
BINJAKËT
Mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët dhe do të mërziteni pak. Ndoshta do të doni të dorëzoheni, por jo. Gjeni dicka tjetër për të komunikuar me njerëzit që doni. Mund ta arrini edhe nëpërmjet rastësisë.
GAFORRJA
Ndoshta do të debatoni me anëtarët e familjes dhe do të doni të shkoni në punë ose të merreni me projekte kreative. Kjo do të jetë gjëja më e mirë që do të bëni. Tensioni në familje është i përkohshëm dhe anëtarët e familjes do të duan të merren me punët e tyre.
LUANI
Mos prisni që të keni fat me kompjuter sot, sidomos nëse doni të komunikoni me dikë ose të shkruani dicka. Nëse doni ti dërgoni mesazh një miku, mënyra më e mirë është ti bëni një vizitë. Ndërkohë do ju shfaqet talenti i fshehur për të shkruajtur dhe sot është dita ideale për të marrë një laps dhe letër në dorë.
VIRGJERESHA
Mund të merrni disa lajme të këqija që lidhen me financat tuaja. Kjo mund të përfshijë financat tuaja personale ose disa faktorë që mund të ndikojnë. Por mos u shqetësoni! Ndoshta cdo gjë që shkruhet është mashtrim, prandaj shikoni portofolin para se të mendoni për këto gjëra. Mos besoni cdo gjë që lexoni!
PESHORJA
Një dëshirë e fortë për një romancë të re, ose ideja për të qëndruar me partnerin/partneren mund t’ju tundojë. Por mos e merrni seriozisht këtë ndjenjë pasi sot nuk është dita e duhur. Kjo mund të shkaktojë disa probleme, prandaj bëni më mirë të shihni një film romantic ose të lexoni një novelë. Do të keni rezultate më të mira nëse veproni në këtë mënyrë.
AKREPI
Një person për të cilin keni afeksion mund të mos jetë në humor të mirë. Mos lejoni ndjeshmërinë të nxjerrë anën tuaj më të mirë. Mos i merrni fjalët si ofendim pasi janë të thëna në zemërim e sipër. Jinni vetvetja dhe kjo do të forcojë marrëdhënien tuaj e t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
SHIGJETARI
Një mbledhje e papritur me një mik/mikeshë do të bëjë që të dalloni emocionet e forta që po ndjen ai/ajo. Jini të përgatitur për këtë. Frika mund t’ju bëjë të merrni stresin e të tjerëve, e cila do të vërtetojë sa miq të mirë jeni.
BRICJAPI
Një dëshirë e papritur për pavarësi nga puna, jeta në shtëpi ose lidhja e dashurisë që nuk po funksionon mund t’ju duket dicka e parezistueshme. Ju mund të keni disa ide për ndryshimin e vendit të punës, për disa pushime ose gjetjen e një partneri të ri. Këto ide mund të jenë më të realizueshme nga sa duken, por kjo nuk është dita për të marrë vendime. Prisni disa ditë dhe më pas shqyrtojini përsëri idetë tuaja.
UJORI
Një letër e ëmbël, e dashur ose një telefonatë nga dikush që jeton larg mund t’ju zbukurojë ditën. Megjithatë mund të tundoheni që të takoheni nga afër, gjë që është ide e mirë, por mos bëni premtime. Prisni disa ditë derisa të realizoni atë që doni.
PESHQIT
Dikush mund t’ju ofrojë një mundësi shumë të mirë. Shikoni faktet para se të bëni premtime. Jo gjithcka është ashtu sic duket. Sot nuk është një ditë e mirë për të bërë investime. Prisni disa ditë, konsiderojeni idenë sërish dhe merrni vendime.