Tre ditë më parë Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha duke e lënë të vdekur në vend.
Keta u arrestuar nga policia një orë pasi kreu krimin, por akuzohet se ka tentuar të godasë me thikë edhe dy persona të tjerë rreth dy muaj më parë
Përpara autoriteteve, Keta mësohet të ketë rrëfyer se e ka vrarë me vetëdije mikun tij 21-vjeçar
“E kam bërë me vetëdije,”– mësohet të jetë shprehur ai.
Para një viti Keta u dërgua në spitalin Psikiatrik Shkodër, ku u ka thënë mjekëve: Do me njohë Arlind Pasha se kush jam.
Gjithashtu Keta dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.