E hënë 9 shtator 2019, sipas Paolo Fox
Dashi
Pas një mjaft të lodhshme do të keni mundësi që të gjeni qetësinë. Po ashtu do të keni mundësi që të rikuperoni një krizë në çift. Pritet që gjatë këtyre ditëve të gjeni sukses të madh dhe të përballeni me zhvillime pozitive.
Demi
Pozicioni i favorshëm i Venusit dhe i Marsit do ju ofrojë momente të mbushura me energji dhe forcë, si në punë edhe në dashuri. Do të keni mundësi që të menaxhoni më mirë energjitë tuaja dhe të gjeni qetësinë.
Binjakët
Këshilla e Paolo Fox për të lindurit e kësaj shenje është që të shmangin diskutimet. Nga pikëpamja e komunikimit do të përballeni me probleme. Nëse ka diçka të cilën duhet ta thoni në familje, bëni mirë që ta shtyni, për shkak se rrezikoni që të përplaseni keq.
Gaforrja
Planetet ju buzëqeshin, duke iu ofruar mundësi për të kuptuar se çfarë duhet të bëni për të ardhmen. Do të jeni në kërkim të zgjidhjeve të thjeshta dhe projekteve të qëndrueshme. Në shtëpi, ka një ndryshim që duhet bërë.
Luani
Këshillohet që krahas raporteve familjare, të mbroni edhe ato raporte me persona me të cilët shpesh keni debate. Ata që gjatë kohëve të fundit nuk kanë folur, do të kenë mundësi që ta bëjnë dhe kush ka kaluar një krizë në çift, ka ardhur momenti të përballet. Ndërsa nëse në zemrën tuaj ka tensione, do të përballeni me një dyjëzim të fortë.
Virgjëresha
Kjo ditë është mjaft e favorshme për tu rikthyer në lojë, pasi mundësitë nuk do të mungojnë. Në dashuri, kush është përfshirë në një histori të rëndësishme, do të bëjë projekte mjaft të favorshme. Ndërsa ata që janë vetëm, do të marrin përgjigje pozitive.
Peshorja
Jeni duke menaxhuar më së miri një periudhë mjaft të komplikuar, sidomos në raportin në çift. Një udhëtim ju ka bërë mirë, duke iu mbushur me energji. Bëni mirë që të dilni me ata persona të cilët i ndjeni më pranë.
Akrepi
Pozicionet e favorshme të yjeve do ju ndihmojnë që të vijoni me objektivat që i keni vendosur vetes, pasi suksesi është i garantuar. Situatë e favorshme parashikohet edhe në raportin në çift.
Shigjetari
Do të vini re një ngadalësim në situatat që po jetoni. Dikush ka patur një problem familjar dhe është përballur me një sërë luhatjesh. Kjo ditë ju fton që të jeni të kujdesshëm pasi do të keni ndjesinë se gjërat nuk do ë ecin siç duhet. E rëndësishme është që të mbani parasysh se fundi i muajit dhe ardhja e tetorit do i përmirësojë ndjeshëm gjërat.
Bricjapi
Do të ecni në një rrugë të re me projekte të rëndësishme. Megjithatë nuk jeni të favorizuar ndaj ndryshimeve të papritura, ndaj bëni mirë që të pranoni mundësitë që ju ofron jeta. Kush ka dikë për krahu, do të mendojë për të zhvilluar mirë disa projekte. Do të shpenzoni për diçka të rëndësishme.
Ujori
E ardhmja juaj mund të jetë e varur nga ndonjë situatë momentale. Mos u druani që të diskutoni mirë lidhur me situatën ekonomike, të cilat do të zgjidhen lehtësisht.
Peshqit
Venusi do ju shtyjë që të bëni një propozim interesant i cili parashikohet i favorshëm. Takimet e reja po ashtu parashikohen të frytshme, të mbushura me ide të vlefshme dhe premtuese.