Aksidente apo siguria e munguar/ 25 të vdekur në punë në 6 muaj

Hënë, 09 September 2019 11:47

Ekziston një ligj i cili detyron të gjithë drejtuesit të sigurojnë automjetet e tyre, mirëpo në Shqipëri ende nuk ekziston një ligj që detyron punonjësit të sigurojnë jetën e punonjësve të tyre. 25 persona kanë humbur jetët në vendet e punës në vetëm gjashtë muajt të fundit në Shqipëri. Shifra është bërë publike në “Ëake Up” në Top Channel nga Irena Gjoka, Përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit të Sigurisë në Punë.

Gjoka pranoi se ka fshehje të aksidenteve që ndodhin në punë dhe se 10% të rasteve që hetohen nga Inspektoriati i Punës janë raportuar me vonëse. Këto raportime bëhen kryesisht nga vetë punëmarrësit e dëmtuar ose familjarët e tyre, mediat apo policia, ndonëse është subjekti punëdhënës që duhet të raportojë menjëherë aksidentin. Sektori më problematik sa i përket aksidenteve vijon të mbetet ai i ndërtimit, por edhe sektori i fasonerisë.

Sipas Gjokës, Inspektoriati ka rritur me 34% inspektimet në vendet e punës krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Edhe pse pranoi se ka rritje të aksidenteve, Gjoka tha se nuk bëhet fjalë për përkeqësim të situatës, por për një ndërgjegjësim nga punëmarrësit dhe punëdhënësit për të raportuar aksidentet. Irena Gjoka tha se parandalimi i aksidenteve duhet të fillojë që me hapjen e një subjekti, nëse i përmbush rregullat e sigurisë në punë, si dhe me shtimin e inspektimeve.

Cilat janë kushtet teknike në të cilat duhet të punojnë punëtorë të cilët bëjnë punë me rrezikshmëri? Bazuar në udhëzuesin e përgatitur nga Bashkimi Europian për kushtet në kantieret e ndërtimit, kuptojmë se disa prej kushteve minimale të sigurisë në punë nuk respektohen. Këtu mund të përmendim kokoren mbrojtëse, rripin lidhës të sigurisë nga trupi i punëtorit në objektin ku punon, jelekun mbrojtës, skelat e fiksuara dhe rrjetën mbrojtëse.

Të dhënat zyrtare nga Inspektoriati i Punës na vërtetojnë faktin se me përjashtim të punëmarrësve që punojnë nën tokë, në zbatim të VKM-së 1109, datë 30.09.2008, për sigurimin e të punësuarve në veprimtaritë minerare nga aksidentet personale në punë, ligji nuk përcakton subjekte të tjera, qofshin këto edhe punë të rrezikshme, pra punëdhënësit nuk janë të detyruar të mbrojnë dhe të sigurojnë jetën e punëmarrësve të tyre sado e rrezikshme të jetë puna që këta të fundit e bëjnë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...