Shkarkimi i Metës/ Analistët për VOA: Nisma do dështojë

Hënë, 09 September 2019 20:57

Duke komentuar mbledhjen e sotme të komisionit hetimor ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, analisti Afrim Krasniqi tha për Zërin e Amerikës se seanca e sotme do të hyjë në histori si hera e parë që ndërmerret një nismë për të shkarkuar presidentin e Republikës, pavarësisht se nisma është e destinuar të mos ketë sukses.

“Akti i sotëm i komisionit parlamentar për të marrë në pyetje kreun e shtetit dhe vendimi i Presidentit të Republikës për të shkuar atje është më tepër një përpjekje e të dy palëve për të ndjekur procedurat e parashikuara nga Kushtetuta. Të dyja palët janë të ndërgjegjshme se seanca e sotme ishte më shumë pjesë e marrëdhënieve publike se sa zgjidhje e krizës.

Krizën mes Parlamentit dhe Presidentit do ta zgjidhë vetëm Gjykata Kushtetuese kur ta kemi atë. Mendimi i Komisionit të Venecias do ta ndihmojë këtë proces, por nuk do ta zgjidhë.

Gjykata është organi i vetëm që do të përcaktojë cila nga palët ka respektuar Kushtetutën dhe cila nga palët është gabim në pretendimet e veta. Presidenti ishte shumë i qetë sot, sepse argumentet e tij ishin më shumë të natyrës juridike dhe politike.

Ai ishte i qetë edhe për faktin se komisioni është i paragjykuar në përbërjen dhe në nismën e tij, ishte më i dobët në raport me presidentin dhe me argumentet që ata pretendojnë ndaj presidentit të Republikës. Kjo seanca do të hyjë në historinë politike të vendit si hera që presidenti i Republikës del para një komisioni parlamentar, që ka marrë nismën për shkarkimin e tij, ndonëse nisma është e destinuar të mos ketë sukses” – tha zoti Krasniqi.

Ndërkaq analisti Lutfi Dervishi kujtoi që socialistët e zgjodhën president zotin Meta për hir të raporteve të tij me opozitën, e tani duan ta shkarkojnë pikërisht për këtë cilësi.

“E veçanta sot ishin tonet e ulëta dhe mirësjellja e shfaqur aq sa dukej se nuk po kërkohej shkarkimi i kryetarit të shtetit, por sqarimi i një keqkuptimi deklaratash. Shkarkimi de facto i Presidentit është i vështirë për të mos thënë i pamundur. Nga pikëpamja ligjore shumicës i duhet të mbledhë ⅔ e votave me opozitën e re në Parlament, të shpresojë që Komisioni i Venecias nuk do të shprehet dhe Gjykata Kushtetuese do të ngrihet dhe të konfirmojë shkarkimin. Konstituimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese është i vështirë dhe pothuaj i pamundur të arrihet në një kohë të shpejtë. Shumica kërkon të shkarkojë një president, që vetë e zgjodhi dy vite më parë si përfaqësues më të mirë të interesave të opozitës. Me procesin e shkarkimit të nisur në qershor dhe seancën e sotme shumica synon delegjitimimin dhe dobësimin e figurës së Ilir Metës si President i Republikës” – tha zoti Dervishi.

Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit shqiptar që një president përballet me një Komision Hetimor për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e Kushtetutës, duke rrezikuar shkarkimin e tij.

Ky proces mund të përmbyllet vetëm me një interpretim dhe vendim nga Gjykata Kushtetuese, e cila për më tepër ende nuk është funksionale. /VOA/

Modifikuar më Hënë, 09 September 2019 20:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...