BILD: Komando të armatosur rëndë dhe me tokmak e sharra, operacion kundër mafies shqiptare

Tuesday, 10 September 2019 10:35

Një super operacion policor është zhvilluar për gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm në gjithë Gjermaninë, me synim goditjen e mafies shqiptare. Lajmin e jep gazeta më e madhe gjermane, BILD, e cila njofton se në orën gjashtë të mëngjesit, forcat speciale kanë nisur një operacion kundër krimit të organizuar në vendin e tyre. Njoftohet se komandot speciale e kanë nisur operacionin në rajonin e Oberhauzenit. Qëllimi i policëve elitarë, të armatosur rëndë, është mafia shqiptare e drogës, shkruan gazeta.

“Me tokmakë dhe sharra elektrike, ata kanë hapur dyert me shpejtësi. Të dyshuarit nuk kishin asnjë shans për të reaguar”, shkruan gazeta. Qëllimi i oplicisë ishte që të siguronte prova të bollshme.

Deri më tani thuhet se janë tetë të arrestuar. Policia thotë se ka siguruar të paktën tre kg drogë.

“Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet. Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit. Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...