Ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik, kanë zbarkuar në zyrtar e Hipotekës së Vlorës dhe kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur.
Mësohet se është ngritur një grup pune, që ka nisur të hetojë të gjitha pronat, për të cilat ka pasur një zbatim vendimi. Dyshimet janë se janë kryer praktika korruprive.
Në këtë institucion ka pasur tensione pas shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat. Mësohet se shefat e rinj dhe ish-shefat janë vendosur në zyra të ndryshme.