VIDEO/ Policia bleu 240 mijë euro pajisjen që përgjon Whatsapp dhe Viber

Diel, 15 September 2019 16:52

Informacioni se policia shqiptare ka blerë së fundmi një aparaturë të specializuar në përgjimin e aplikacioneve Whatsapp dhe Viber është e vërtetuar me dokumente.

SYRI TV ka siguruar një transaksion të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që tregon edhe shumën e paguar për blerjen e kësaj aparature që ka kushtuar rreth 240 mijë euro.

 

Në dokumentin e siguruar, nga SYRI TV që figuron në listëpagesën e Ministrisë së Financave për llogari të drejtorisë së Policisë së Shtetit, rezulton se në datën 30 maj të këtij viti, Policia e Shtetit ka porositur me shkresë zyrtare blerjen e një aparature e cila ka mbërritur në Shqipëri pothuaj një javë më pas, në datën 6 qershor 2019.

 

Nëë këtë datë është bërë dhe pagesa e faturës tatimore të produktit të blerë në vlerën 40 milionë lekë të vjetra.

Nga specifikimet e bëra në faturën tatimore rezulton se Drejtoria e Policise se shtetit ka paguar tvsh për ‘makinë dhe pajisje’ ndërsa nuk bëhet e qartë natyra e blerjes.

Pak ditë më parë SYRI.net publikoi informacionet se në Shqipëri, ka mbërritur një aparaturë e sofistikuar përgjimi, e cila ka aftësinë të interceptojë komunikimet nëpërmjet platformave sociale mjaft popullore, ‘Ëhatsapp’ dhe ‘Viber’. 

Të dy këto aplikacione kanë një nivel sigurie të lartë dhe bisedat e zhvilluara me anë të tyre, janë të enkriptuara. Por, një pajisje e sofistikuar, mund të interceptojë komunikimet me shkrim dhe ato zanore dhe me sa duket autoritetet në Shqipëri, kanë arritur të sigurojnë një të tillë.

Ndërkohë në një tjetër artikull, Shqip, dha të tjera detaje ndërsa tha se kjo pajisje ndodhet tek godina e ‘Polit të Drejtësisë’.

Pak kohë më parë, bëri mjaft bujë lajmi se në territorin e Republikës së Shqipërisë, ishte futur në mënyrë të paligjshme, një pajisje e sofistikuar, e njohur si ‘IMSI Catcher’, e aftë për të dekriptuar komunikimet zanore dhe elektronike, të këtyre aplikacioneve. Tashmë, përgjimet e aplikacioneve sociale, do të bëhen zyrtarisht, gjatë kryerjes së hetimeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...