Aksidenti me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në Korçë, arrestohet shoferi i ‘Benz-it’ (EMRI)
Arrestohet shoferi i “Benz”-it që u përfshi ditën e djeshme në aksidentin në Korçë, ku mbetën 4 të plagosur dhe një viktimë.
Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasin Daniel Hyka, i cili dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar dhe ka shkaktuar aksidentin.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë. “Benz”-i u përplas me mjetin tip “Golf” dhe si pasojë ndërroi jetë shoferi Agron Qamo
Ndërsa të plagosur mbetën Hyka, Fiqerete Qama, Gentiana Akballa dhe 10-vjeçari me inicale K.A., gjendja shëndetësore e të cilëve ende nuk dihet.