Dëshmia e fortë: ‘Unë dhe Artan Habilaj takuam Tahirin për servisin e skafit. Moisiu pagoi shpenzimet’

Hënë, 16 September 2019 16:56

Naim Brahimaj, shofer dhe komandant skafi i forcave policore ‘Delta Force’ është një prej personave që dëshmon lidhjet e forta të Artan e Mosi Habilaj, drejtuesve të klanit të narko-trafikut ‘Habilaj’, me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Punonjësi i Policisë Brahimaj ka treguar para prokurorëve se si, me orientimin e Saimir Tahirit, ka udhëtuar drejt Greqisë me Artan Habilajn për të rregulluar skafin e përdorur nga ish-ministri i Brendshëm në udhëtimet e tij turistike.

 

Prokuroria për Krime të Rënda këmbëngul në provat e saj, në bazë të të cilave kërkon dënimin e Saimir Tahirit me 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në bashkëpunim me vëllezërit ‘Habilaj’.

 

Nga ana e tij, Tahiri këmbëngul se nuk ka pasur asnjë kontakt dhe komunikim me ‘kushërinjtë e 10-të’ të tij. Por dëshmia e Naim Brahimajt është një prej atyre elementëve, jo i vetmi, që rrëzon pretendimin e Saimir Tahirit.

 ‘Boldnews.al’ ka siguruar dëshminë e plotë të Naim Brahimajt, ku ai tregon se ‘në Gusht 2014, në mbrëmje vonë, u telefonua nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur motori i skafit, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte.

Dëshmitari Brahimaj e udhëzoi Tahirin që të mundohej ta ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi.

Saimiri i kërkoi dëshmitarit që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një teknik tjetër.

Të nesërmen, rreth pasdites, Naim Brahimaj u telefonua nga Artan Habilaj, të cilin e njihte më parë. Me të, së bashku dhe me një shtetas tjetër, të quajtur Aurel Konakçiu, udhëtuan me automjetin ‘Audi’, i cili i ishte blerë Saimirit, në drejtim të Greqisë, duke kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’.

Mbërritën, kur ishte ende natë, në vendin e ankorimit të skafit, Artani si drejtues mjeti orientohej shumë mirë. Duke filluar që në mëngjes, Brahimaj dhe Konakçiu u morën me rregullimin e skafit, me mbishkrimin ‘Solemar’, me dy motora ‘Nanni’, me gjatësi rreth 12 metra, ndërsa Artani (Habilaj) kishte lëvizur.

Më vonë, në vendin ku gjendej skafi, mbërriti edhe Saimir Tahiri. Gjatë kohës së qëndrimit atje, dëshmitari Naim Brahimaj deklaron se u takua me babain e Saimirit, Bashkimin dhe shtetasen Elona Gjebrea (zv,minister e Brendshme në atë kohë), e cila ndodhej së bashku me bashkëshortin e saj.

Rregullimi i skafit zgjati disa orë. Drekuan dhe darkuan së bashku me të gjithë personat e tjerë, ndërsa bënë edhe një xhiro me skaf. Brahimaj dhe Konakçiu fjetën në skaf, ndërsa të tjerët u larguan për në vendin ku kishin qëndruar. Për Artanin nuk mësoi se ku fjeti.

Të nesërmen paradite, Naimi, Aureli dhe Artani (Habilaj) u kthyen në Shqipëri me skaf dhe automjetin ‘Audi’ e lanë në Greqi për ta përdorur familja ‘Tahiri’.

Në kthim, mbërritën në Sarandë. Për të kryer procedurat e hyrjes në Port u paraqit Aureli, si Kapiten i Skafit. Vulosën pasaportat dhe më pas udhëtuan po me skaf në drejtim të Vlorës. Rreth orës 23:00 mbërritën në ‘Triport’ ku ankoruan skafin.

Pas rreth një muaji, Aurel Konakçiu mori në telefon Naim Brahimaj dhe i kërkoi ta shoqëronte për në Itali, ku do të dërgonin skafin (e përmendur më sipër) në servis.

Shkoi në Vlorë dhe takoi Aurelin dhe Moisi Habilaj, ndërsa skafi ndodhej në vendin ku e kishin lënë të ankoruar.

Moisiu (Habilaj) u kërkoi të shkruanin edhe emrin e tij, ndërsa shkoi në Kapiteneri dhe mori lejen e lundrimit. Udhëtuan të tre në drejtim të Italisë dhe mbërritën në Portin e Brindisit, duke qenë Aureli kapiten dhe ai motorist.

Qëndruan disa ditë në Brindisi dhe tek skafi shkuan disa persona, të cilët morën përsipër rregullimin e tij. Gjatë ditëve të qëndrimit atje, shpenzimet u paguan nga Moisiu. U kthye, së bashku me Aurelin me traget në Durrës, ndërsa Moisiu ishte larguar një ditë më parë.

Disa ditë pas kthimit, Aureli e mori në telefon dhe e njoftoi se duhej të shkonin në Itali për të marrë skafin, i cili nuk ishte rregulluar. Shkuan me traget nga Durrësi në Bari dhe më pas në Brindisi me tren. Të nesërmen morën skafin dhe u kthyen në Durrës. E nxorën skafin në tokë dhe e lanë atë pasi ishte i prishur. /Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...