Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka publikuar në rrjet një foto, që sipas tij, tregon degjenerimin e Tiranës.
Përmes fotos, tregohen njerëz në rradhë që presin të mbushin bidonat me ujë te një autobot, në krah të tyre ndodhet një gjenerator për furnizimin me energji, dhe mbi kokat e njerëzve ndodhen pallate, ngjitur mes tyre, pa asnjë planifikim.
Postimi nga Jamarbër Malltezi
Degjenerimi i Tiranës me 1 foto të vetme: Ndërtime pa planifikim, pa drita por me gjenerator, pa ujë por me autobot e rradhë njerëzish, pa koridore ajrore (ajrin e sheh veç lart, por jo në koridore që të lejojnë freskun e darkës), pa 2 ngjyra njëlloj edhe tek i njëjti pallat, me stile e ngjyra të ndryshme në 3 kate të të njëjtit pallat, me karburant ngjitur me pallatet e banimit.