Mediat greke shkruajnë sot se një pjesë e kokainës së kapur në Selanik kishte pasur destinacion Shqipërinë. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan: “Takimi i disa përfaqësuesve të DEA-s në Paro për një seminar, përkoi me përfundimin e një hetimi të madh të Policise greke, zbulimin e më shumë se 10 konteinerëve me kokainë të ardhur nga Ekuadori e të fshehur në sistemin e ftohjes.
Konteinerët e filluan udhëtimin e tyre nga porti i Guaiakil me destinacion portin e Selanikut dhe Pireut, ndërsa një kontenier përfundoi në Shqipëri”.
Sipas informacioneve, disa prej 100 konteinerëve të dyshuar, kishin destinacione të tjera, konkretisht portin e Selanikut, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Ndërkohe Newsit.gr, shkruan: Droga është kapur disa ditë më parë në Pire, por vazhdon ende hetimi dhe kontrolli i çdo kontenieri. Mendohet që sasia e kapur mund të shkojë në 1 ton kokainë të pastër/SYRI.TV