Autoritetet franceze dhe ato belge vijojnë të rikthejnë shtetas shqiptarë në Rinas që kishin aplikuar për azil në këto vende dhe që nuk plotësonin kushte për ta përfituar atë.
31 shtetas shqiptarë mbërritën të martën në aeroportin e Rinasit në një operacion riatdhesimit ku ishin përfshirë Policia Kufitare, ajo franceze dhe belge.
Edhe njëherë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit përsëritën apelin për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE pas nuk ka asnjë shans për të përfituar azil në këto vende.