Prindërit përplasen me policinë, çfarë ndodhi në shkollën 9-vjeçare…

E Enjte, 19 September 2019 11:27

Rreth 180 nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre, kanë zhvilluar ditën e dytë të protestës në fshatin Sheze, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve, në rrugën Shez – Belesh.

Me pankarta në duar, për gati dy orë, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të shkojnë në shkollën e Pekishtit dhe të zhvillojnë mësimin në turnin e dytë, pasi nuk i kanë kushtet.

Shkolla 9-vjeçare në Sheze, pësoi dëmtime pas tërmetit që ra në Qershor të vitit 2014.

Gjatë këtyre 5 viteve shkolla u mbyll.

Zyra vendore e Arsimit në Peqin, disa herë i dërgoi informacion Bashkisë së qytetit por asnjëherë nuk mori përgjigje të saktë.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk u lëvrua fondi për rikonstruksionin e shkollës. Edhe sot e kësaj dite shkolla është e amortizuar dhe e mbylluar.

Edhe administratori i njësisë administrative Sheze, Alban Cullhai është solizariduar me protestën e nxënësve e prindërve të tyre, shkruan Faxnews.

Teksa ka ardhur autobuzi me nxënës nga fshatrat Karthnek, Trash dhe Grykesh, policia bashkiake është konfliktuar me prindërit e nxënësve pasi nuk lejonin nxënësit të zbriste nga autobuzi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...