Masakrimi i Dukat Plakut 2 ditë më parë në Dibër, jepet masa për 3 të arrestuarit

E Enjte, 19 September 2019 14:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Dibër, ku pas një sherri mes të rinjve ka mbetur i vrarë një 29-vjeçar i identifikuar si Dukat Plaku, të cilin e shihni dhe në foton e mëposhtme.

Ndërkohë gjykata ka vendosur burg pa afat për Qazim Plakun, vëllain e viktimës ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për  vëllezërit Hysa (Myrteza Hysa dhe Jurgen Hysa).

Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Qazim Plaku 24-vjeç dhe dy vëllezërve, Myrtezan Hysa dhe Jurgen Hysa, dhe në sherr e sipër ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Plaku. Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...