Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

E Enjte, 19 September 2019 18:10

Shqiptarët janë popullata e dytë më e madhe e emigrantëve në Itali. Kreu i Institutit Italian të Statistikave, Xhankarlo Blanxhardo, tha të enjten në Komisionin Parlamentar për çështjet kushtetuese, se numri i shqiptarëve në vend vitin e kaluar arriti në 441 mijë.

Përpara popullsisë shqiptare u renditën rumunët në shifrën 1,2 milionë, ndjekur nga 423 mijë marokenë në vendin e tretë, 300 mijë kinezë, dhe 239 mijë ukrainas.

Në total, këto pesë kombësi përfaqësojnë rreth 50 për qind të të gjithë të huajve që jetojnë në vend.

"Numri i të huajve në vendin tonë u katërfishua në  5,2 milionë banorë dhjetë vitet e fundit, dhe aktualisht kemi 200 nacionalitete të ndryshme," informoi profesori i universitetit të Milanos.

Krahasuar me shtetet e tjera, vitin e kaluar emigrantët në Itali përbënë 8,7 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 60 milionë banorë, raport ky që ndryshon në 7 për qind në Francë, 9,5 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, 11,7 për qind në Gjermani, ndërsa Austria strehon numrin më të madh të emigrantëve në përpjesëtim me popullsisë autoktone, plot 15,7 për qind.

Shqiptarët vlerësohen si një nga komunitetet më të integruara në Itali, me mbi 31 mijë sipërmarrje kryesisht në sektorë si ndërtimi, hoteleria apo turizmi.

60 për qind kanë zgjedhur si destinacionin veriut e Italisë për të zhvilluar veprimtaritë e tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...