Tërhiqet Rama pas shantazhit të Tahirit, gjykata e lë të lirë

E Enjte, 19 September 2019 22:14

Edi Rama është tërhequr përballë shantazhit të bërë nga Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik droge.

Tahiri ka lëshuar sinjale të shumta ndaj Edi Ramës në dyert e gjykatës ditët e fundit dhe në seancën e sotme.

 

Tahiri e ka përmendur shpesh Ramë si ‘shefi i madh’, duke e paralajmëruar se nëse do të dënohej, bashkë me të do të rrëshqiste edhe kreu i PS-së.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë të lirë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite me shërbim prove.

Vendimi është dhënë mbrëmjen e sotme nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahiri, që janë ‘trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...