“Tërmetet shkundin Shqipërinë”, Zëri i Amerikës: Ç’ndodhi në mbledhjen e qeverisë në mesnatë

Diel, 22 September 2019 10:32

Shqipëria u godit në mesnatë nga një tjetër tërmet i fortë, ndonëse me intensitet pak më të ulët se ai i pasdites të së shtunës. Sipas të dhënave, epiqendra ka qenë 2 kilometra në juglindje të Durrësit, me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Richter dhe lëkundjet u ndjenë të fuqishme edhe në Tiranë, ku në ato moment po zhvillohej mbledhja e qeverisë e fikusuar pikërisht te tërmeti i pasdites.

Ndërsa ajo transmetohej direkt, u ndje një kërcitje dhe lëkundje e kameras. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kishte fjalën në ato momente, e ndërpreu për pak caste duke ngritur kokën lart. Ai vijoi të fliste, ndërkohë që dridhjet dalloheshin në transmetim, aq sa një moment ministri tha se “po përpiqem dhe unë të mos më lëkundet zëri”.

Gjatë mbledhjes së qeverisë u bën të ditura dhe të dhënat e përditësuara lidhur me pasojat e tërmetit. Ministrja Xhaçka tha së janë mbi 500 banesa dhe mbi 30 pallate, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, të cilat janë dëmtuar. Në pjesën dërrmuese, bëhet fjalë për plasaritje dhe krisje të mureve apo dëmtime në tavane. Numri i personave që ka kërkuar ndihmën mjekësore, po në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet që kanë qenë më parën epiqendrës, “ka arritur ne 105 persona, nga të cilët, deri në mesnatë vetëm 12 ishin ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve”, informoi nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Dëmet materiale janë shumë më modeste se sa mendohej dhe më e rëndësishme është se nuk ka patur asnjë jetë të humbur dhe asnjë dëmtim serioz. Me fat që dëmet kanë qenë kaq të kufizuara”, deklaroi ministrja Xhaçka. Nga ana e tij kryeministri vlerësoi reagimin e strukturave shtetërore, duke njoftuar se qeveria është e gatshme të vërë në disposizion fondet e nevojshme për të përballuar pasojat. I kthyer në Shqipëri në mbrëmje pasi ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama tha se kishte marrë telefonata solidariteti dhe mbështetje nga kryeministri italian Giuseppe Conte, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari austriak dhe udhëheqës të tjerë nga vende të ndryshme.

Paniku dhe frika ka mbajtur të mbërthyer deri orët e vona të natës banorët në kryeqytet, të cilët kanë vijuar të qëndrojnë jashtë. Në Tiranë po dhe në Durrës janë ngritur dhe disa qendra pritjeje. Lëkundja e parë e fortë e tërmetit u rregjistrua në orën 16.05 minuta, me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Richter dhe intensitet 7.5 ballë. Tërmeti i së shtunës pasdite ishte “më i madhi i rregjistruar në 30 vitet e fundit”, sipas sismiologëve. Ai u pasua nga të paktën 130 pasgoditje me një intensitet më të ulët.

Kryesisht në Tiranë e Durrës, qytetarët përjetuan frikë dhe ankth për orë të tëra. Ata kanë dalë me shpejtësi na banesat e tyre për të qëndruar në rrugë e sheshe. Në fakt një pjesë e mirë e të plagosurve, janë lënduar pikërisht në ikje e sipër me nxitim, për të dalë nga banesat e tyre. Në një rast, një person ka pësuar frakturë të këmbës pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës, ndërsa një tjetër, është përplasur nga një makinë ndërsa tentonte të kalonte rrugën me shpejtësi./VOA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...