Kisha Katolike, mesazh kombit shqiptar: Solidaritet, ndihmë, shpresëdhënie!

Hënë, 23 September 2019 11:20

Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi se ndodhet afër qytetarëve që përjetuan tmerrin e tërmetit dhe solidarizohet me të gjithë qytetarët, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës që kaloi, përjetuan çaste të tmerrshme.

Radio Vatikani tha se Kisha Katolike në Shqipëri, afër të gjithë qytetarëve, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës që kaloi përjetuan çaste të tmerrshme si pasojë e tërmetit, kështu pohojnë në një mesazh Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, menjëherë pas tërmetit që goditi zonën e Durrësit.

E  këtë të diel, besimtarët e komunitetit katolik të Durrësit, si në Kishën “Shën Luçia” i janë lutur Zotit, në mënyrë të veçantë, për mbrojtjen njerëzve dhe të vendin nga tmerret e tërmetit. Besimi në Zot përforcohet e është më i theksuar në raste të veçanta si në këtë katastrofë natyrore.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Ka d?me materiale. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhët një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurut për t’i dëmshpërblyer”, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke folur për dëme materiale që ka pasur kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

Mesazh me rastin e Katastrofës Natyrore.

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore,

Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje.

Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve.

Popull dashamirës dhe mirëdashës, “shtëpia është e mikut dhe e Zotit”. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...