Pranga në Kadastrën Durrës/ Arrestohet zv.drejtorja, në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI, disa zyrtarë nën hetim

Hënë, 23 September 2019 16:48

Zëvendës Drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola është arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi, të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

“Boldnews.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se zyrtarja e lartë e Kadastrës është vënë në pranga të Premten në mbrëmje, pas një urdhër-ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Durrësit.

Bashkë me Kolën, në momentin e parë janë shoqëruar edhe dy zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Burimet të “Boldnews.al” deklaruan se Lusiena Kola dhe Flamur Gjuzi, në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.

Për ndalimin e zyrtares së Kadastrës, megjithëse ka ndodhur rreth 3 ditë më parë, nuk ka asnjë njoftim zyrtar, të paktën deri më tani, nga Policia apo prokuroria e Durrësit.

“Boldnews.al” ka mësuar gjithashtu se, së bashku me dyshen Kola-Gjuzi, janë nën hetim edhe një numër i konsiderueshëm zyrtarësh në Kadastrën e Durrësit, të cilët kanë qenë pjesë e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, para se këto dy struktura të bashkoheshin në një institucion të vetëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...