Operacioni anti-SYRI.net Rilindja nxjerr nga frigoriferi Arta Markun

Hënë, 23 September 2019 20:36

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme njofton gjithashtu se : “në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”.

Në një akt të paprecedentë shërbimi ndaj qeverisë, prokurorja e zgjedhur Arta Marku në kundërshtim me kushtetutën dhe që prej 2 vitesh nuk bën asgjë tjetër por vetëm arkivon në mënyrë konstante të gjitha dosjet korruptive të qeverisë së Edi Ramës, u zgjua nga gjumi letargjik për ti dhënë akoma më tepër ngjyra aksionit të terrorit që policia dhe organi i akuzës me urdhër të shefi të qeverisë kanë ndërmarrë që prej natës së djeshme ndaj SYRI.net.

Që prej ditës së zgjedhjes së saj, askush nuk kishte asnjë dyshim se cili do të ishte misioni i Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, por reagimi i sot është tregues së Prokurorja e Përgjithshme Shqipërisë nuk ka asnjë dallim njerëzit që në shërbim të Edi Ramës prodhojnë sulme ndaj kujtdo që i prish rehatinë e grabitjes së pasurisë së shqiptarëve, sundimtarit me banim në Surrel sidomos ata me nickname. Ndërsa Arta Marku sot ka më shumë kurajo, ajo e bëri shërbimin e radhës ndaj Edi Ramës me zë e me figurë të institucionit që ajo drejton.

SYRI.net që prej ditë së djeshme, ka kërkuar ndjesë ndaj një gabimi njerëzor që u bë me publikimin e një informacioni të pakonfirmuar të publikuar më parë nga të tjera portale dhe TV kombëtare, por sulmi frontal që Edi Rama ka urdhëruar që prej mbrëmjes së djeshme me të gjithë mekanizamt e pushtetit që prej 6 vitesh i ka vënë në shërbimin e tij personal thjeshtë nuk na intimidojnë.

Syrit nuk i dridhet qerpiku nga presionet e mafias në pushtet dhe veglat e saj dhe ngjarja e 24 orëve të fundit është thjeshtë treguesi që ne jemi në anën e duhur, Edi Rama dhe veglat e tij qorre janë në anën tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...