Arrestohet shoferi që shkaktoi 4 të vdekur në Elbasan

Tuesday, 24 September 2019 11:14

Një ditë pas aksidentit tragjik në Elbasan me katër të vdekur dhe 2 të plagosur, Policia ka vënë në pranga shoferin me iniciale G.K, i cili duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë tjetër, ndërsa në aksident u përfshin edhe dy makina të tjera. Përplasja  e mjeteve rezultoi fatale për shtetaset F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik dhe L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”, shtetaset: F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik,  L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””-njofton policia.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...