Duke nisur nga e mërkura, reshjet e shiut do të ndërpriten duke ia lënë vendin kthjellimeve. Shirat do të jenë të paktë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje graduale.
Kruja ka qenë qyteti më i prekur nga reshjet e rrëmbyra të shiut mbrëmjen e së hënës. Rreth 242 milimetër shi janë regjistruar në këtë qytet, duke shkaktuar përmbytje.
Petrit Zorba: Reshjet më intensive nisin nga Lezha në zonën e Elbasanit, ku kryeson Kruja me 242 mm reshje në 24 orë, pastaj vjen Shënkolli me 280 mm dhe Tirana 134.5 mm.
Shefi i departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba, thotë se shqetësuese orët e fundit kanë qenë edhe shkarkesat elektrike.
Petrit Zorba: Rrezet rreth 32 km nga Tirana në Durrës shkohet në 1200 numri i rrufeve të regjistruara.
Por duke nisur nga e mërkura, kushtet meteorologjike do të njohin përmirësim.
Petrit Zorba: Gradualisht jemi drejt një përmirësimi të situatës. Reshjet sporadike nuk përbëjnë shqetësim.
Deri në fund të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, ndërsa reshjet do të jenë të pakta./oranews