“Histeri masive” – Deputetët gjermanë paralajmërojnë se qasja alla Greta Thunberg kërcënon debatin racional

Tuesday, 24 September 2019 22:43

Qasja tejet emocionale e Greta Thunberg ndaj ndryshimeve klimatike, kërcënon debatin në një tjetër nivel mbi këtë temë, kanë paralajmëruar ligjvënësit gjermanë.

Në një fjalim provokues në Samitin për Aksionet Klimatike UNGA të hënën, 16-vjeçarja suedeze, Greta Thunberg, akuzoi liderët botërorë për vjedhjen e “ëndrrave” dhe “fëmijërisë” e saj duke mos bërë sa duhet për të luftuar ndryshimin e klimës.

“Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka për të cilën mund të flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni! ” – predikoi ajo.

Aktivistja suedeze kapi titujt e parë të mediave ndërsa ngriti një padi zyrtare në Kombet e Bashkuara kundër Gjermanisë, Francës, Brazilit, Argjentinës dhe Turqisë që sipas saj kanë dështuar për të bërë sa duhet për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

Ndërsa performanca e saj në OKB mori vlerësime nga partitë e krahut të majtë të Gjermanisë, ligjvënësit konservatorë ngritën alarmin për qasjen provokuese të Thunbergut.

Deputeti Roderich Kiesewetter, anëtar i Unionit Kristian Demokratik (CDU), tha se Thunberg po përpiqej të bullizonte ata që kërkojnë dialog të respektueshëm, të bazuar në fakte për çështjet e mjedisit.

“Kushdo që dëshiron të argumentojë në mënyrë racionale, tashmë është diskredituar që nga fillimi,” shkroi ai, duke shtuar se objektiviteti po flakej tej.

Një tjetër deputete e CDU-së, Jana Schimke, akuzoi Thunberg për përhapjen e “histerisë masive”.

Gerd Müller, ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, theksoi në përgjigje të fjalëve “luftarake” të aktivistes se “mbrojtja e klimës nuk fillon me Greta Thunberg.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...