Lobi i Sorosit përkrah Demokratët për ngritjen e akuzës kundër Presidentit Trump

Premte, 27 September 2019 17:09

Lobi i kufijve të hapur, i financuar pjesërisht nga George Soros, mbështet kërkesën e Demokratëve të zgjedhur për të ngritur akuzë për sjellje të papranueshme (impeachment) ndaj Presidentit Donald Trump.

Ndërsa kryetarja e Dhomës së Ulët të Kongresit, Nancy Pelosi udhëheq përpjekjet për padinë kundër presidentit për shkak të një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, organizata të kufijve të hapur, si United We Dream, kanë dalë në mbështetje të planit.

 United We Dream (Të bashkuar ëndërrojmë) postoi në Twitter se “impeachment” kundër Trumpit “është gjëja e duhur”, duke shtuar se aktivistët e kufijve të hapur janë “me milionat e njerëzve që thonë të vërtetën për Trump dhe me Anëtarët e Kongresit që kanë thënë mjaft!”. United We Dream, siç e shkruan në faqen në internet, financohet pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit.

Grupi punon ngushtësisht edhe për promovimin e heqjes së kufijve kombëtarë, si dhe për amnestinë e të huajve të paligjshëm, me Bashkimin Amerikan të Lirive Civile (ACLU), që financohet nga Soros, dhe me Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigracionit (AILA).

Ndërsa ACLU ka qenë në krye të organizatave për kufij të hapur që luftojnë reformën e Trumpit për imigracionin me moton “Amerika e para”, drejtori i saj ligjor David Cole më herët sugjeronte se paditja e presidentit mund të jetë e nevojshme vetëm pas një hetimi mbi fushatën e tij të vitit 2016.

“Ndërsa akuzat për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim me rusët për të ndikuar në procesin zgjedhor mund, nëse provohen, të krijojnë terren për impeachment, ne besojmë, të udhëhequr nga parimi ligjor i prezumimit të pafajësisë, se faktet siç i njohim deri tani sugjerojnë hetim, por jo ngritje akuze”, shkruante Cole në maj 2017. 

https://www.breitbart.com/politics/2019/09/26/soros-open-borders-lobby-trump-impeachment-right-thing-to-do/?fbclid=IwAR3Qxx8DKuo8o4LKhZc5CkBa3ugbUalSeIP4-vY_pkVfzAaG6sbNn_pZyhk

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...